VESHTRIME: DARKO ALEKSOV

NJE NJERI NJE VOTE – A ESHTE I NEVOJSHEM VETEM EDUKIMI

Kur flitet per te drejten e votes se qytetarit, mendojme ne te drejten e garantuar me kushtetute. Proces kur secili votues del ne vendvotim dhe sipas vullnetit dhe bindjes se tij, voton, gjegjesisht i jep perkrahje njerit nga kandidatet e propozuar, qe te kryeje funksion te caktuar. Gjate kesaj, mund te zgjedhe te mos percaktohet per asnje nga ata. Gjithsesi, sipas bindjes se tij qytetari mund edhe te mos paraqitet ne vendvotim dhe te mos e shfrytezoje voten e tij.

Situatat e ofruara jane te pranueshme, derisa ndonje qytetari nuk i bie nder mend ta shfrytezoje momentin, e ne emer te tjetrit, ose tjereve, te votoje. Edhe pse kjo dukuri eshte e pranueshme ne mjedisin dhe llogaritet si normale, atehere kjo eshte me te vertete faktor brengoses. Me se shumti na vret mendimi se bile edhe ata qe duhet t’i pengojne veprimet e tilla, qe proklamojne demokraci dhe i bindin qytetaret te dalin ne votime, keto dukuri i miratojne dhe i llogarisin si normale.

Per ilustrim ta permend shembullin e votuesit i cili me pese letra te njohtimit voton per pese “familjare” te tij, e pershendet perfaqesuesin e larte te bashkesise nderkombetare dhe largohet nga vendi. Perfundimi logjik, i cili do te ishte ne kete shembull, eshte se ai ehste i bindur se ka vepruar mire. Ta permend edhe deklaraten e kryetarit te partise politike ne te cilen ai thote se eshte shume normale dhe tradicionale dukuria qe nje anetar te votoje per te gjithe familjen. Ne rrethana te tilla a mund te flasim ne pergjithesi per rregullen nje njeri-nje vote?

Para se gjithash, ehste e nevojshme te ballafaqohemi me faktin se kemi problem, dhe ai i rrenon thelle ambiciet qe te te tregohemi si shtet demokratik ne te cilen sundon e drejta dhe ligjet. Pastaj, duhet te merremi me zgjidhjen e te njejtit.

Zgjidhja e ketij, duhet ta potencoj problemi jo edhe aq naiv, duhet te jete permbledhje e rezultateve te me shume aktiviteteve komplekse. Eshte e domosdoshme debate e gjere ne kete teme. e percjellur nga hapa te metejshem. Rrethanat me shume nuk lejojne vetem miratimin e perfundimeve. te njejtat duhet edhe te zbatohen, e per kete eshte i nevojshem angazhim i te gjitha paleve. Edukimi i qytetareve, ne kontakt te drejteperdrejte me ata, paraqet fundament ne drejtim te zgjidhjes se ketij problemi. Inkuadrim aktiv i qytetareve ne zgjedhjet, jo vetem si votues, por si pjese e nje procesi, i cili kryesisht paraqet baze ne te cilen duhet te mbindertohet demokracia, eshte me se e domosdoshme. Ndersa per rolin e vullnetit politik ne tejkalimin e situates se tille, me siguri nuk duhet as te flitet. Por, pyetja e cila do te mbetet e papergjigjur eshte: si te ndryshohet te menduarit?

Nuk eshte e mundur “ne” dhe “te tjeret” te kemi arshine te ndryshem, gjegjesisht ndryshe t’i shohim punet, e gjate kesaj “ne” gjithnje te kemi te drejte. Por ndoshta edhe “te tjeret” dine dicka dhe nuk do te jete keq nese ndonjehere edhe i degjojme. Per te miren tone.

(autori eshte kryetar i Asociates Qytetare MOST)